Barcelona prezanton mbrojtësit spanjollë

Futboll

Barcelona prezanton mbrojtësit spanjollë

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 11:51
Barcelona prezanton mbrojtësit spanjollë nga Premier Liga

Hektor Belerin dhe Markos Alonso janë zyrtarisht futbollistët më të rinj të Barcelonës.

Të dy mbrojtësit spanjollë prej kohësh ishin në radarët e klubit katalanas dhe në fund të merkatos ata janë prezantuar.

Belerin rikthehet dhe njëherë aty ku nisi çdo gjë. 27-vjeçari nuk ishte më në planet e Artetës dhe kështu ai është gati për një aventurë të re në Barcelonë, ku më parë ka qenë pjesë e akademisë.

Nga ana tjetër, Markos Alonso, ishte pjesë e marrëveshjes mes klubit spanjoll dhe Çelsit për transferimin e Aubamejang. Duke parë interesin e fortë të Barçës për spanjollin, klubi anglez ja ofrojë atë plus 14 milionë euro për Aubamejang, me palët që gjetën akordin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat