Si mbyllet afati kalimtar në Gjermani?

Futboll

Si mbyllet afati kalimtar në Gjermani?

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 12:19
Si mbyllet afati kalimtar në Gjermani?

Bayerni i Mynihut tregon supermacinë ndaj ekipeve rivale në Gjermani edhe në lidhje me transferimin e lojtarëve në merkaton aktuale. Sadio Mane mban “rekordin” si transferimi i vitit, jo vetëm në tokën gjermane.

5 gola në 6 ndeshje janë statistikat e mahnitshme të senegalezit në këtë fillim sezoni. Përveç kësaj, ai ka arritur të krijojë frymë pozitive brenda grupit.

Mane u pasua me De Ligt, Gravenberk, Til dhe Mazraui.

Nga krahu tjetër, verdhezinjtë nuk kanë pasur të njëjtin sukses, dy përforcimet më të bujshme ndodhen jashtë fushe: Haler vuan nga kanceri në testikuj, ndërsa Zyle vazhdon me problemet muskulore.

epa10109182 Dortmund players celebrate after winning the German Bundesliga soccer match between Borussia Dortmund and Bayer Leverkusen in Dortmund, Germany, 06 August 2022. EPA/SASCHA STEINBACH CONDITIONS – ATTENTION: The DFL regulations prohibit any use of photographs as image sequences and/or quasi-video.

BAJERN MYNIH

AFRIMET – Matajs de Ligt (67 milionë euro), Sadio Mane (32 milionë euro), Matis Tel (20 milionë euro), Rajan Gravenbersh (18.5 milionë euro), Nuser Mazraui (transferim i lirë)

LARGIMET – Robert Levandovski (45 milionë euro), Tangui Nianzu (16 milionë euro), Mark Roka (12 milionë euro), Kris Riçards (12 milionë euro), Omar Riçards (8.5 milionë euro), Joshua Zirkze (8.5 milionë), Lars Lukas Mai (1.6 milionë euro), Kristian Fryshtl (500 mijë euro), Ron-Torben Hofman (300 mijë euro), Niklas Zyle (transferim i lirë), Korentë Toliso (transferim i lirë), Adrian Fain (transferim i lirë)

BORUSIA DORTMUND

AFRIMET – Sebastian Haler (31 milionë euro), Karim Ademi (30 milionë euro), Niko Shloterbek (20 milionë euro), Antoni Modest (5.1 milionë euro), Salih Ozkan (5 milionë euro), Niklas Zyle (transferim i lirë), Marsel Lotka (transferim i lirë), Aleksander Mejer (transferim i lirë).

LARGIMET – Erling Haland (60 milionë euro), Manuel Akanzhi (17.5 milionë euro), Stefen Tiges (1.5 milionë euro), Roman Byrki (transferim i lirë), Marvin Hic (transferim i lirë), Aksel Vitsel (transferim i lirë), Dan-Aksel Zagadu (pa ekip), Marsel Shmelcer (i tërhequr).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat