Blakçori: Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë 

Futboll

Blakçori: Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë 

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 17:50
Blakçori

Përballja mes Dritës së Gjilanit dhe Llapit të Podujevës zgjon kureshtjen e dashamirëve të futbollit. 

Është derbi i javës së pestë të elitës së futbollit ët Kosovës dhe do të luhet nesër (15.00) në fushën ndihmëse në Gjilan.

Të dy skuadrat janë të përgatitur dhe synojnë pikë.

Drita renditet në vend të katërt me 5 pikë por ka një ndeshje më pak dhe Llapi është i pesti po ashtu me pesë pikë të mbledhura.

Optimist dhe vazhdimësi të rezultateve pozitive ka kërkuar edhe futbollisti i Dritës Ilir Blakçori.

“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi KF Llapi ka një skuadër mjaft të mirë dhe cilësore.

Shpresoj të kemi edhe vazhdimësi të lojërave të mira si deri më tani, por të kemi edhe finalizimin i cili po na mungon. Shpresoj që nesër të performojmë mirë dhe ta rikthejmë fitoren”, theksoi Blakçori.

“Për dallim nga ndeshja finale për Kupë mendoj se Llapi ka shumë ndryshime, por prapë se prapë është ekip cilësore dhe duhet të kemi kujdes. Ndeshja mund të konsiderohet derbi dhe për këtë ne jemi shumë të motivuar. Kemi analizuar mjaft mirë kundërshtarin, momentet më të mira dhe më të vështira të tyre dhe shpresoj që nesër të shkojë sipas përgatitjeve tona”, ka deklaruar Blakçori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat