Josa zbulon se çfarë u tha lojtarëve në pushim

Futboll

Josa zbulon se çfarë u tha lojtarëve në pushim

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 18:47
Josa zbulon se çfarë u tha lojtarëve në pushim

Vllaznia largohet nga “Selman Stërmasi” me 3 pikë, teksa në Klasiken e Shqipërisë arriti të triumfonte përballë Tiranës me shifrat 2-1.

Pas ndeshjes për “Oversport” trajneri i kuqebluve, Mirel Josa theksoi se është i kënaqur me pikët, por ka rezerva për pjesën e dytë të lojës, ndërsa ndër të tjera ka zbuluar se çfarë iu dha lojtarëve gjatë pushimit.

“Ishte shumë e vështirë, që në fillim. Bëmë një pjesë të parë të mirë. Por kam rezervat e mia kur ndeshja shkoi 2-0 dhe kishte akoma lojë. Ne duhet ta kishim goditur Tiranën, sepse ishim në superioritet numerik. Duhet të shënonim golin e tretë. Pasi shënoi Tirana edhe ne mbetëm me 10 lojtarë. Kundërsulmet duhet të ishin më efikase. Kaina bëri një punë të madhe, por duhet të vertikalizonim më mirë.

Çfarë i the skuadrës në pushim? Nëse lëmë pikë në këtë ndeshje do t’iu vras. Kur rezultati është 0-2 edhe mund të humbasësh ndeshjen, kështu është futbolli. Ndonjëherë kur nuk të kuptojnë, detyrohesh të dalësh nga vetja.

I përgëzoj lojtarët për paraqitjen, por kam rezerva për qarkullimin dhe vertikalizimin e lojës. Përgjumja e skuadrës? Ne duhet të ndryshojmë mentalitetin dhe duhet të shënojmë gola atëherë kur duhet”, ka thënë Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat