Kapiteni i Dinamos së Zagrebit, me një dhuratë speciale për klubin shqiptar

Futboll

Kapiteni i Dinamos së Zagrebit, me një dhuratë speciale për klubin shqiptar

Nga: K.G.. Më: 2 shtator 2022 Në ora: 19:22
Me një dhuratë speciale për klubin shqiptar

Skuadra e futsallit Shkupi nga sot ndodhet në Kroaci, në Zagreb, ku nesër do të zhvillojë ndeshje miqësore me skuadrën e futsallit Dinamon e Zagrebit. 

Arijan Ademi, kapiteni i klubit të futbollit Dinamo e Zagrebit, ikona e të “kaltërve”, befasoi me një dhuratë skuadrën shqiptare, Shkupi.

Ademi ka një dhuratë të veçantë për ta dhe tifozët “Shvercerët” , pikërisht një fanellë me numër 5, me një nënshkrim të veçantë.

Ademi është alfa dhe omega e kampionit kroat dhe lojtari që çmohet shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat