Arteta flet për situatën me lëndime tek Arsenal

Futboll

Arteta flet për situatën me lëndime tek Arsenal

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 23:37
Ziynchenko

Mikel Arteta ka folur për lëndimet që e kanë kapluar skuadrën e Arsenalit në prag të derbit ndaj Manchester United të dielën.

Tekniku spanjoll nuk dha saktësisht detaje në lidhje me kohëzgjatjen e dëmtimeve të këtyre lojtarëve.

Për Zinchenkon dha pak shpresa se mund të luajë ndaj “Djajve të Kuqë”, duke thënë  se nuk ka stërvitur me skuadrën.

“Fatkeqësisht Zinchenko ende nuk ka stërvitur me skuadrën. Mungoi dy lojë. Të shohim se çka do të ndodhë”, tha ai.

Në dyshim janë edhe Odegaard e Ramsdale, për të cilët ai tha se janë në dyshim dhe do të testohen nesër.

Sa u përket lëndimeve të El Neny e Partey, sipas tij, të dy do të mungojnë disa javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat