Dortmundi shënon fitore minimale

Futboll

Dortmundi shënon fitore minimale

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 00:56
Dortmundi shënon fitore minimale

Borussia Dortmundi ka shënuar fitore ndaj Hoffenheimit, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Bundesliga.

Ndeshja e zhvilluar këtë të premte në “Signal Iduna Park” përfundoi me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi kapiteni i tyre, Marco Reus, në minutën e 16-të.

Dortmundi pas kësaj fitore ka 12 pikë dhe është i pari në tabelë, me dy pikë më shumë se Bayern Munichi, por “Bavarezët” tani kanë një ndeshje më pak.

Kampioni në fuqi gjerman do të përballet me Union Berlinin. Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën.

Ndërkaq, Hoffenheimi renditet i pesti me 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat