Ballkani - Cluj, ndeshje që pritet me padurim

Futboll

Ballkani - Cluj, ndeshje që pritet me padurim

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 12:32
Ballkani - Cluj, ndeshje që pritet me padurim

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani te enjten që vjen luan sfidën e parë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Suhareka do të ndeshet me skuadrën e njohur rumune, Cluj.

Ballkani përmes një njoftimi, ka konfirmuar se ka nxjerr në shitje biletat për këtë ndeshje e cila pritet të mbush tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

“FC Ballkani njofton opinionin se biletat për ndeshjen ndërmjet FC Ballkani dhe CFR Cluj e cila është ndeshja e parë në kuadër të fazës së grupeve të UEFA Conference League, që do të zhvillohet më datë 08.09.2022 në orën 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:

Biletat për këtë ndeshje do të shiten vetëm online sipas rregullave të UEFA-s”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Sipas këtij njoftimi “një person mund ti blej deri në 6 bileta. Tifozët e klubit tanë “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri”.

Çmimet e biletave janë:

Veri dhe Jug 5 euro,

Lindje 10 euro,

Perëndim 15 euro, dhe

VIP 50 euro.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personave që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

Të kujtojmë se përveç Cluj në grup me Ballkanin janë edhe Slavia Praha dhe Sivasspori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat