Xavi: Unë e dua Jordi Alban këtu

Futboll

Xavi: Unë e dua Jordi Alban këtu

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 13:36
Jordi Alba

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka deklaruar se Jordi Alba nuk ka qenë afër largimit në afatin kalimtar të verës.

Në ditën e fundit të këtij afati u raportua se mbrojtësi spanjoll ishte afër kalimit te Interi, por kjo nuk ndodhi.

Pavarësisht raportimeve për largimin e tij, Xavi ka insistuar se Alba nuk ishte afër largimit dhe se ai është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e tij.

“Alba është një lojtar në skuadrën tonë dhe ai është çelësi i ekipit. Ai padyshim do të luajë gjatë sezonit, por asnjë lojtar nuk është i sigurt nga asgjë”, tha Xavi në konferencë për shtyp.

“Unë e dua Jordi Alban këtu, si kapiten dhe për shkak të afinitetit tonë të madh. Në asnjë moment nuk kam menduar se Alba do të largohej nga klubi. Balde mund të luajë në pozicione të tjera, jo vetëm si mbrojtës i majtë, Marcos Alonso… do të ketë lojë për të gjithë”, shtoi trajneri spanjoll.

Alba u transferua te Barcelona nga Valencia në vitin 2012. Ai për skuadrën katalunase ka regjistruar 431 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me 25 gola dhe 94 asistime.

33-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat