“Derby della Madonnina”, formacionet e mundshme të Milanit dhe Interit

Futboll

“Derby della Madonnina”, formacionet e mundshme të Milanit dhe Interit

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 18:00, tifozët e futbollit italian në veçanti ata të Milanit dhe Interit, do të jenë në emocione të mëdha.

“San Siro” do të jetë sonte nikoqirë i “Derby della Madonnina”, ku kampioni i Serie A, AC Milan në rolin e vendasit pret në shtëpi rivalin e përbetuar, Interin.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Milani barazoi pa gola me Sassuolon, kurse Interi e mposhti me rezultat 3:1 skuadrën e Cremoneses.

Momentalisht, pas katër xhirove të zhvilluara, Milani zë vendin e gjashtë në tabelë me tetë pikë, krahas Interit që renditet i treti në tabelë me nëntë pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy trajnerët do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku Stefano Pioli nuk do të mund të llogarisë në Ibrahimovic, kurse për Inzaghin do të mungojnë Dalbert dhe Lukaku.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

AC Milan (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Bennacer, Tonali; Messias, De Ketelaere, Leao; Giroud

Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Martinez, Dzeko

18:00 AC Milan – Inter (Stadiumi San Siro)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat