Milan - Inter, derbi i çmendur, 5 gola dhe shumë kartona të verdhë 

Futboll

Milan - Inter, derbi i çmendur, 5 gola dhe shumë kartona të verdhë 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2022 Në ora: 19:53
Milani

Derbi më i madh në Itali pothuajse edhe në Kontinentin e Vjetër, mes Milanit dhe Interit, padyshim se kënaqi dashamirët e lojës më të popullarizuar në botë. 

Milani, kampion në fuqi, ka shënuar fitore me përmbysje, me rezultat 3:2 ndaj rivalit të vjetër dhe të përbetuar Interit, në takimin e javës së pestë.

Derbi i çmendur e për t’u mbajtur mend dhe me kthesa në rezultat.

Image

Giroud

Në minutën e 21-të, Marcelo Brozoviç pothuajse i harruar nga mbrojtja e Milanit, del i vetmuar me portier dhe me gjakftohtësi shënon në këndin e poshtëm, 0:1.

Gëzimi nuk zgjati shumë dhe kuqezinjtë barazuan rezultatin.

Futbollisti Rafael Leao në minutën e 28-të, me zgjuarsi veproi dhe barazon shifrat 1:1.

Image

Brozoviç

Pjesa e dytë edhe më atraktive dhe më 3 gola tjerë. 

Futbollisti Olivier Giroud në minutën e 54-të realizon për 2:1 në favor të Milanit.

Leao, lojtar më i mirë i ndeshjes, me një veprim shkollor e qet jashtë loje mbrojtjen e Interit dhe shënon për 3:1 pikërisht në minutën e 60-të. 

Pas këtij golit, Interi shfaqet shumë më i rrezikshëm duke krijuar disa raste ideale por më i merituari është portieri i MIlanit, Maignanm, që priti disa gjuajtje të sulmuesve.

Boshnjaku Dzeko shënon në minutën e 69-të, duke e ngushtuar humbjen në 3:2, për të cilin ishte edhe goli i 199 në Serie A.

Pas javës së pestë në Seri e A, Milani kryeson me 11 pikë dhe Interi bie në të pestin me 9 sosh.

Ndeshje e fortë dhe me tetë kartona të verdhë: te Milani u ndëshkuan Hernandez, Giroud, De Ketelaere, Tonali, Leao dhe te Interi Dumfries, Brozoviç e trajneri Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat