Mbappe fatal për ekipin e Naantes-it

Futboll

Mbappe fatal për ekipin e Naantes-it

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 22:53
Mbappe fatal për ekipin e Naantes-it

PSG është e fortë në kampionatin francez.

Kampioni ka shënuar fitore me rezultat 3:0 në konak të Nantes-it.

Futbollisti Kylian Mbappe nuk tregoi mëshirë për vendasit, duke realizuar në minutën e 18-të e 54-të, falë asistimeve të Lionel Messit dhe Mendes shënoi në atë të 68-tën.

Treshja Mbappe, Messi e Neymar, janë të frikshme për secilin skuadër. Mbappe u zëvendësua në minutën e 63-të nga Neymari.

Në minutën e 24-të, Fabio i Nantes u përjashtua direkt me karton të kuq pas një faulli dhe për PSG-në ishte edhe më e lehtë puna.

PSG kryeson me 16 pikë sa ka edhe Marseille në pozitën e dytë dhe Nantes është në vend të dhjetë me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat