KF Bashkimi i kënaqur, i erdhi përforcimi i madh!

Futboll

KF Bashkimi i kënaqur, i erdhi përforcimi i madh!

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 12:08
KF Bashkimi

Mërgim Lutfiu është kthyer te KF Bashkimi i Kumanovës.

Ai do të jetë përforcim i madh për zigjelbrit në arritjen e qëllimëve gjatë sezonit të ri në Ligën e Tretë-Veri, njofton Open-TV.

Lutfiu luan në pozitën e mësfushorit. Është një lojtar me përvojë të madhe në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Sezonin e kaluar ishte pjesë e Korabit të Dibrës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Goblenin e Kumanovës.

Kampionati i ri në Ligën e Tretë-Veri starton sot, ndërsa Bashkimi luan me Ilindenin në Përzhino. Ndeshja fillon në ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat