Icardi i befason të gjithë

Futboll

Icardi i befason të gjithë

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 12:41
Icardi i befason të gjithë

Mauro Ikardi është pranë transferimit te Gallatasaraji në Superligën e Turqisë!

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive turke “TRT Spor”, sulmuesi 29-vjeçar argjentinas, i cili është jashtë projektit të PSG-së do të zbarkojë në Stamboll javën e ardhshme për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur të “zezën në të bardhë” në kontratën me klubin e tij të ri.

Detajet e kësaj tratative do të jenë me formulën e huazimit dhe me të drejtën e blerjes në fundin e sezonit.

Një aventurë e re e pret ish-kapitenin dhe sulmuesin e Interit në Stamboll me fanellën e gjigantëve të Gallatasarajit, teksa në këtë sezon me fanellën e parizienëve në Ligue 1 nuk është aktivizuar në asnjë minutë, ndërsa në atë të kaluarin në Ligue 1 ka zhvilluar 24 ndeshje duke shënuar 4 gola dhe duke mos dhuruar asnjë asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat