Këta janë që e fundosën Serbinë midis Rusisë!

Futboll

Këta janë që e fundosën Serbinë midis Rusisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2022 Në ora: 13:44
Këta janë që e fundosën Serbinë midis Rusisë!

Serbia gjithmonë i kujton humbjet! Disfata që pësuan me 22 qershor të vitit 2018 në Kaliningrad të Rusisë, edhe sot iu djeg dhe ende nuk mund të rehatohen!

Në Rusi u fundosën nga yjet e Republikës së Kosovës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Këta djemtë të artë e rrëzuan Serbinë nga Kampionati Botëror – “Rusia 2018”.

Serbia pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Kombëtarja e Zvicrës.

Ata që shënuan janë bijtë më të mirë të Republikës së Kosovës, Xhaka e Shaqiri, ndërsa Serbia sot vajton humbjen dhe edhe sot një farë mediumi “Kurir” llomotit duke sulmuar egërsisht djemtë tanë. 

Shqiponja dykrenare midis Rusisë, ka qenë një bukuri e rrallë, që u bë nga djemtë tanë po ashtu edhe nga futbollisti zviceran, Stephan Lichtsteiner. Kjo mrekulli nuk harrohet kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat