Thaçi paralajmëron Prishtinën: Këtu fillon lufta...

Futboll

Thaçi paralajmëron Prishtinën: Këtu fillon lufta...

Nga: K. Goca Më: 4 shtator 2022 Në ora: 13:58
Thaçi me ngjyrë portokalli në veprim

Futbollisti më i mirë në Kosovë, Armend Thaçi, me ekipin e Ballkanit të Therandës, janë të mobilizuar për sfidën e sotme (20:00) kundër Prishtinës, e cila luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ballkani është para një sprove të madhe por e mira e kësaj skuadre është se ka luajtur disa ndeshje në kryeqytet dhe janë adaptuar me fushë, që mund të jetë edhe një përparësi për t’i shkaktuar telashe bardhekaltëve të Ismet Munishit. Thaçi paralajmëron Prishtinën se do ta ketë shumë vështirë me kampionin në fuqi.

“Ne jemi të gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Prishtinës sepse këtu fillon lufta për të mbrojtur atë që fituam me shumë mund vitin e kaluar jemi të motivuar maksimalisht për fitore të dielën”, tha Thaçi për faqen e klubit të Ballkanit.

Ndeshja është e vlefshme për javën e pestë të elitës së futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat