Lajme të këqija për Kosovën

Futboll

Lajme të këqija për Kosovën

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 14:08
Zhegrova

Zhegrova largohet nga loja i lënduar, mund të mungojë për ndeshjet e Kosovës

Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes Montpellier dhe Lille, në kaudër të elitës së futbollit francez.

Në 11-shen startuese për Lille ishte edhe futbollisti kosovar, Edon Zhegrova.

Por, kur rezultati i ndeshjes ishte ende 1:0, Edon Zhegrova u detyrua ta linte fushën në minutën e 36-të, pas një lëndimi që pësoi.

Nuk dihet ende se sa i rëndë është ky lëndim, marrë parasysh faktin se Kosova i luan dy ndeshje të Ligës së Kombeve në fund të muajit shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat