Icardi pranë Turqisë?

Futboll

Icardi pranë Turqisë?

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 14:47
Icardi pranë Turqisë?

Gjithçka rreth jetës së Mauro Icardit është kthyer në një telenovelë që nuk ka fund, si “100 vitrinat”.

Gjatë merkatove fokusi është te e ardhmja e argjentinasit, ndërsa gjatë sezonit titujt kryesorë të medieve i zë jeta personale e sulmuesit me gruan e tij Wanda Narën.

Ndaj tashmë po diskutohet e ardhmja e 29-vjeçarit. Sulmuesi është jashtë projektit të Paris Saint-Germain, për këtë arsye Mauro raportohet nga mediet turke se mund të provojë një eksperiencë të re, pikërisht në Turqi.

Galatasaray është duke tentuar huazimin e Icardit, ndërsa më tej raportohet se sulmuesit i është ofruar 3 milionë euro pagë neto në vit, por mbetet për t’u parë nëse të gjitha palët do bien dakord për këtë lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat