Lila ngacmon Skukën: Më pak Instagram dhe më shumë libra

Futboll

Lila ngacmon Skukën: Më pak Instagram dhe më shumë libra

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 18:12
Lila ngacmon Skukën: Më pak Instagram dhe më shumë libra

Skuka është sulmuesi i momentit në Superiore.

Ky lojtar shënoi golin e tretë me Partizanin në këto tre javë të para të elitës së futbollit shqiptar.

Këtë herë Skuka i dha fitoren të kuqëve ndaj Bylisit në transfertë me shifrat 0-1. Menjëherë pas përfundimit të takimit, sulmuesi ka dalë për një intervistë në “Oversport”, ku dukej të ishte fjalë pak.

Një ngacmim do të vinte Andi Lila që ishte i ftuar në studio:

Më pak Instagram dhe më shumë libra. Kjo është për batutë.

Dua të përgëzoj dhe duhet të vazhdosh në këtë mënyrë. Edi Reja, ku je, duhet ta shikosh Superioren se ky lojtar mund të jetë edhe për Kombëtaren”, tha Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat