Skuadra shqiptare demolon ekipin maqedon, thellon epërsinë në krye të tabelës 

Futboll

Skuadra shqiptare demolon ekipin maqedon, thellon epërsinë në krye të tabelës 

Nga: K. G. Më: 4 shtator 2022 Në ora: 18:20
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum nuk ka të ndalur, regjistron fitoren e gjashtë rresht për aq javë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Struganët i dhanë leksion në Strumicë Akademia Pandev, duke e  demoluar me lojë e rezultat 3:0.

Struga thellon epërsinë  në krye të tabelës, e cila ka 18 pikë, 7 më shumë se Sileksi dhe Shkëndija.

“6 ndeshje, 6 fitore për ekipin tonë, që në këtë mënyrë regjistron startin më të mirë në historinë tonë 7-vjeçare të themelimit.

Viktimë e radhës e F.C. Struga ishte skuadra e Ak.Pandev, ndaj së cilës regjistruam një fitore të pastër 0:3. 

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Mlladost” në Strumicë vuri në pah edhe njëherë tjetër formën e mirë të futbollistëve tanë, por edhe komponimin e skuadrës, që në përpikshmëri po i zbaton urdhërat e trajnerit Srgjan Zaharievski.

Ky i fundit edhe sot vendosi që ndeshjen ta nis pa Besart Ibraimin, i cili në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë, dhe menjëherë dha kontributin e tij.

Megjithatë i pari që shënoi në takimin e sotëm, ishte kapiteni Bunjamin Shabani, i cili mjaft mirë reagoi para portierit Jovanovski në minutën e 32-të, duke e mposhtur me lehtësi për rezultat 1:0.

Me këtë rezultat u mbyll edhe 45 minutëshi i parë, ndërsa në 45 minutat e dyta, skuadra jonë shënoi edhe dy gola të tjerë. 

Pas një kombinimi të bukur nga e djathta midis Ukpa dhe Jahja, ky i fundit mjaft mirë gjeti brenda zonës kundërshtare, Besart Ibraimin, i cili nuk fali dhe me mjaft mjeshtëri pa probleme mposhti edhe njëherë tjetër në këtë takim, Jovanovskin.
Ky gol solli mjaft gëzim në mesin e futbollistëve tanë, madje edhe skuadra shqiptare atyre që ndodheshin në bankinë, pasi ishte një paralajmërim për fitoren e radhës, të cilën me gol vetëm se e konfirmoi Zija Merxhani në minutën e 90-të. 

Për F.C. Struga TRIM & LUM ishte kjo fitorja e parë në ndeshjet direkte me Akademia Pandev, por me shumë vlera, pasi ekipi ynë tashmë bindshëm kryeson renditjen me 18 pikë, 7 më shumë se Sileksi dhe Shkëndija që ndajnë pozitën e dytë”, shkruan në faqen e FC Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat