Toni Kroos godet Premier Ligën për shpenzimet

Futboll

Toni Kroos godet Premier Ligën për shpenzimet

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 20:37
Toni Kroos

Toni Kroos ka zgjedhur ta godasë Premier Ligën dhe lojtarët që luajnë në elitën angleze, sipas tij “si lojtarë që shkojnë atje më shumë për para se për të fituar trofe” . 

Mesfushori mendon që skuadrat angleze kanë paraqitje të zbehta në Europë, pavarësisht së në Premier Ligë investohen shumë para nga klubet e tyre, kryesisht gjatë kësaj vere më 2022. 

Kroos ishte pjesë e skuadrës së Real Madrid që mposhtën Liverpoolin në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve, e ku ai e fitoi këtë trofe për herë të pestë në karrierën e tij. 

“Paratë nga shitja e të drejtave në TV janë shumë të larta në Angli që disa vite dhe kjo ende nuk ka rezultuar në atë që skuadrat angleze të fitojnë çdo gjë”, tha ai për OMR podcast. “Faleminderit Zotit që jo të gjithë lojtarët i shikojnë pagat por shikojnë të fitojnë tituj e të rritën më shumë”. 

Klubet e Premier Ligës thyen rekord këtë verë gjatë merkatos, duke shpenzuar në total 1.9 miliard funta në lojtarë, duke thyer rekordin e 2017 që ishte 1.4 miliard. Klubet në elitën e Anglisë kanë shpenzuar më shumë së sa tërë klubet e Spanjës (La Liga), Italisë (Serie A) dhe Gjermanisë (Bundesliga) së bashkus. 

Kroos dhe Real Madridi fillojnë mbrojtjen e titullit të kampionit në Ligën e Kampionëve kundër Celticut të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat