Qatip Osmani sërish kryetrajner i KF Shkëndijës

Futboll

Qatip Osmani sërish kryetrajner i KF Shkëndijës

Nga: Shaban Sinani Më: 5 shtator 2022 Në ora: 22:50
Qatip Osmani sërish kryetrajner i KF Shkëndijës

Prezantimi zyrtar do të bëhet ditëve në vijim!

Legjenda e futbollit tetovar Qatip Osmani, sërish do të ulet në pankinën e klubit të futbollit Shkëndija.

Pas largimit me marrëveshje të dyanshme e Artim Shaqirit, drejtuesit e skuadrës kuqezi menjëher kanë kontaktuar dhe kanë arritur marrëveshje me Qatip Osmanin.

Ndryshe legjenda e ekipit  kuqezi  pas  tre  viteve  sërish kthehet në folenë e vetë atje ku  ka arritur sukseset me te mëdha  si trajner  duke  fituar tre tituj kampion, një Kupë dhe një Super kup ndërsa  suksese ka pasur edhe në garat ndërkombëtare. 

Sfida e parë tanimë trajnerit”kuqezi Qatip Osmanit do të jetë ndeshja e Kupës kundër Karaormanit që do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme, ndërsa sfida më e madhe  do të jetë “El Klasiko” e vendit  tonë kundër Shkupit më 17 shtator  në stadiumin e qytetit në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat