Carragher përsëri me kritika ndaj Ronaldos

Futboll

Carragher përsëri me kritika ndaj Ronaldos

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Cristiano Ronaldo dhe Jamie Carragher kanë vazhduar “luftën” e tyre personale me fjalë. Pas komenteve nga ish lojtari i Manchester United, ishte portugezi i cili kishte injoruar Carragherin në fushë para se Djajtë e Kuq të fitonin kundër Liverpool. 

Kjo përgjigje nga Cristiano pas një lëvizje të qartë të ish mbrojtësit të Liverpool, Carragher, për t’ia dhënë dorën Ronaldos, por ish sulmuesi i Real Madridit nuk e bëri këtë. 

Tani, Carragher ka vendosur që ta bëjë një sulm dhe Cristiano të paguajë për sjelljen e tij të keqe. 

Pas fitores së Djajve të Kuq 3-1 kundër Arsenalit, me Marcus që shënoi dy gola dhe një gol Antony dhe me portugezin që hyri në pjesën e dytë dhe nuk pati aspak efekt, Carragher ka bërë një cicërimë ironike në Twitter. 

“Çfarë do të ndodh me Manchester United pa golat e Ronaldos?”, shkroi ai. 

Shokët e tij të skuadrës nuk e duan 

Sikur të mos mjaftonte kjo, shtypi anglez po shkruan se shokët e skuadrës së Cristianos janë të lodhur me të. Siç ka raportuar The Sun para disa dite, zhveshtorja e United dëshiron që ai të largohet. 

Një pjesë e mirë e skuadrës e konsideron se kjo situatë është e paqëndrueshme. Futbollistët e United i kanë parë sjelljet fëmijërore të portugezit gjatë verës dhe së ai po e bën atmosferën në skuadër toksike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat