Vazhdojnë përplasjet

Futboll

Vazhdojnë përplasjet

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:41
Pique

Barcelona ka shitur gjatë muajit gushtit 24.5% të aksioneve të “Barça Studios”, asetit më të rëndësishëm mediatik të klubit.

Edhe pse në fund blerësi ishte “Orpheus Media”, konkurrenca për të siguruar këto aksione ka përfshirë edhe Zherard Pikenë.

Mbrojtësi i klubit që ka në pronësi një kompani të tij investimesh, edhe pse tentoi, është refuzuar nga presidenti katalanas.

Laporta e ka konsideruar shkelje të kodit etik të klubit që një pjesëtar aktual i organikës të zotëronte një të katërtën e studiove mediatike të Barçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat