Capello këshillon italianët e Champions-it

Futboll

Capello këshillon italianët e Champions-it

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:53
Capello këshillon italianët e Champions-it

Fabio Capello komentoi për “Il Messaggero” ndeshjet e sotme në Champions League të Juves dhe Milanit: “PSG ka qenë një kundërshtar shumë i vështirë prej vitesh, por këtë herë më duket se ka vërtet diçka më shumë: Leo Messi.

Juventusi do të duhet të luajë me vëmendje ekstreme për të minimizuar marzhin e gabimeve. Me ata tre sulmues përballë (Messi-Neymar-Mbappe) nuk mund të gaboni.

Milani? Salzburgu është një kundërshtar i pakëndshëm, është një ekip plot me të rinj, që luajnë futboll me 100 në orë. Gabimi më i madh i Milanit do të ishte përballja me kundërshtarin austriak me arrogancë, pas suksesit në derbi”.

“Don Fabio” foli sërish për Rafael Leaon dhe rëndësinë e tij te Milani: “Ajo që bëri në golin e dytë ndaj Interit tregoi sa vlen. Ai ndryshon ritmin e lojës me topin e ngjitur në këmbë.

Ishte diçka e pabesueshme, i la markuesit e tij në vend. Leao bën çdo gjë me një harmoni të pabesueshme, gjithmonë nuk ka vështirësi ndaj çdo kundërshtari. Ai ka talent të jashtëzakonshëm, mund të shpikë gjëra të pamundura dhe të shënojë gola.

Bashkëlojtarët e ndihmojnë atë dhe e durojnë qëndrimin e tij paksa individualist, kjo është një gjë e bukur. Me shpejtësinë, teknikën dhe potencialin që ka mund të bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat