Xavi e konfirmon largimin

Futboll

Xavi e konfirmon largimin

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 14:47
Xavi e konfirmon largimin

Miralem Pjaniq po largohet nga Barcelona.

Pavarësisht se mesfushori boshnjak nuk u largua në afatin kalimtar të verës, ai ka vendosur që të largohet tani.Edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka konfirmuar vendimin e Pjaniqit për t’u larguar nga “Camp Nou”.

“Pjanic ka vendosur të largohet për më shumë mundësi. Ai ka qenë një profesionist i madh, kështu që mendoj se ai kishte shanse këtu, por secili zgjedh rrugën e vet”, ka deklaruar spanjolli.

Mesfushori boshnjak shumë shpejt pritet të zyrtarizohet te klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Sharjah FC.

32-vjeçari do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat