Mbappe: Paratë nuk ishin vendimtare

Futboll

Mbappe: Paratë nuk ishin vendimtare

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 18:31
Mbappe: Paratë nuk ishin vendimtare

Sulmuesi francez Kylian Mbappe gjatë kësaj vere ishte në qendër të vëmendjes së opinionit sportiv, teksa vendimi i tij për të qëndruar në PSG u komentua në forma të ndryshme. Real Madridi shfaqi interesim të jashtëzakonshëm për lojtarin, teksa thuhej se presidenti i këtij klubi Florentino Perez kishte biseduar personalisht me lojtarin për transferimin e tij.

Megjithatë, në fund sulmuesi francez vendosi të qëndrojë në Paris, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2025, me një pagë prej një milion eurosh në javë dhe mori 100 milionë euro si bonus nënshkrimi.

Këto shifra statosferike bën që në opinion vendimi i Mbappes u vlerësua si një dorëzim para parasë.

Mirëpo, në një intervistë për “New York Times”, Mbappe ka folur për tema të ndryshme, njëra prej të cilave ishte nëse paratë ishin vendimtare për të qëndruar në Paris.

Ato (paratë) nuk ishin vendimtare sepse kudo që shkoj e di se do të fitoj mirë”, tha Mbappe.

Francezi konfirmoi gjithashtu se në negociata ishte përfshirë edhe presidenti i vendit, Emanuel Macron, teksa dha një koment për Realin.

ndrra Real Madrid? Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha Mbappe, duke lënë hapur mundësinë e një bashkimi me klubin mbretëror në të ardhmen, edhe pse tash për tash ai e ka humbur simpatinë e tifozëve madrilen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat