Kjo është lista e 21 lojtarëve e Liverpoolit për ndeshjen kundër Napolit

Futboll

Kjo është lista e 21 lojtarëve e Liverpoolit për ndeshjen kundër Napolit

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 18:40
Jurgen Klopp

Gjiganti anglez, Liverpool e ka konfirmuar listën prej 21 lojtarëve për ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve kundër Napolit.

“Të Kuqtë” kanë udhëtuar sot drejt Italisë, ku nesër do të zhvillojnë ndeshjen e parë të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve si mysafirë kundër Napolit, përcjell KosovaPress..Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 21:00, dhe është e vlefshme për Grupin A, në të cilin gjenden edhe Ajaxi e skuadra skoceze, Rangers.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka vendosur se cilët lojtarë do të jenë pjesë e grumbullimit për ndeshjen kundër Napolit, dhe më poshtë i gjeni futbollistët të cilët kanë udhëtuar drejt Italisë me skuadrën.

Alisson, Gomez, Fabinho, Van Dijk, Thiago, Milner, Firmino, Salah, Adrian, Elliott, Jota, Tsimikas, Diaz, Robertson, Nunez, Arthur, Matip, Bajcetic, Phillips, Alexander-Arnold, Davies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat