Shqiptari, lojtar i ndeshjes në fitoren e Dinamos kundër Chelseat

Futboll

Shqiptari, lojtar i ndeshjes në fitoren e Dinamos kundër Chelseat

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 00:27
Arian Ademi, i dyti në të djathtë

Arian Ademi është shpallur futbollisti më i mirë në ndeshjen mes Dinamo Zagrebit dhe Chelseat.

Ademi si kapiten drejtoi “blutë” drejt një fitoreje të bujshme ndaj ish-kampionit të Europës, apo skuadrës me vlerë gati 800 milionë euro.

“Ne treguam se jemi një ekip i fortë. Dihej më parë, por tani e demonstruam kundër një kundërshtari të fortë.

Luajtëm mirë me pak gabime. Petkoviç dhe Orsiç ishin fantastikë.

Mendoj se e merituam fitoren”, tha mes tjerash Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat