Vojvoda mesazh Interit

Futboll

Vojvoda mesazh Interit

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 11:24
Vojvoda mesazh Interit

Mbrojtësi kosovar i Torinos, Mërgim Vojvoda është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij kundër Leçes.

Ylli i ‘Dardanëve’ tregoi performancë të shkëlqyer për Torinon në fitoren kundër Leçes.

Vojvoda duke folur për fazën zyrtare të Torinos, tha se është i lumtur me fitoren. Ai ka shtuar se ndihet në formë të mirë dhe i gatshëm për çdo sfidë.

“Jam i lumtur me fitoren kundër Leçes. Jam përgatitur mirë, po punojë shumë dhe ndihemi mirë edhe fizikisht. Unë dua të rritem edhe më shumë këtë vit”, tha mbrojtësi,.

Vojvoda ka folur edhe për sfidën e radhës ku skuadra e tij, do të përballet me Interin.

“Pse duhet të shqetësohemi për përballjen me Nerazzurrët? Jemi energjikë, në Milano shkojmë për të fituar”, pohoi Vojvoda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat