Nuk ka më dyshime!

Futboll

Nuk ka më dyshime!

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 13:30
Icardi

Pas tri sezonesh me pak ngritje dhe shumë ulje, Mauro Icardi është gati të largohet nga PSG.

Ai praktikisht është gati për huazimin te Galatasaray, një klub që tashmë ka mirëpritur njerëz si Lucas Torreira dhe Dries Mertens.

Dy klubet kanë arritur një marrëveshje pas ditësh intensive negociatash. Gjigantët turq duhet të paguajnë 3 nga 8 milionë eurot pagë sezonale të argjentinasit, i cili në orët e fundit ka marrë edhe një tjetër kërkesë nga Turqia.

Fenerbahçe u përpoq të futej në lojë në momentin e fundit për t’ua rrëmbyer argjentinasin rivalëve historikë. E gjitha dështoi nga dëshira e Icardit për “t’u martuar” me projektin e Galatasaray, i vendosur për t’u kthyer në nivelet e larta të futbollit turk për të fshirë zhgënjimin e sezonit të kaluar, vendin e 13-të në Super Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat