Duka tregon skemën e Federatës

Futboll

Duka tregon skemën e Federatës

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 15:30
Duka tregon skemën e Federatës

FSHF po mendon gjithmonë e më tepër për të rritur prodhimin e futbollit vendas. Në këto tre javë të para, te Partizani po prodhohet një talent si Buxhelaj. Ky i fundit ka treguar shumë personalitet duke bërë diferencën në ekipin e parë, pavarësisht moshës së vogël. Ndërkohë në një intervistë për Euroneës, Armand Duka thekson se Federata jep 2 mijë lekë për minutë për klubet që aktivizojnë elemente të tillë të rinjë.

“Dy prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit për 4 vitet e ardhshme janë futbolli i fëmijëve dhe futbolli i grave e vajzave.

Për të arritur atë objektiv, kemi përcaktuar rrugët, kemi bërë projektet dhe mënyrat e incetivimit se si mund të zhvillohet. Kemi bërë një reformë totale në futbollin e të rinjve, për t’i profilizuar dhe specializuar më shumë në mënyrë që të aktivizohen në skuadrat e para.

Një nga këto është incentivimi i futbollistëve nga 16-21 vjeç, për të cilat federata, për çdo klub që aktivizon futbollistë të rinj, incentivon me para cash.

Pagesa është sipas aktivizimit të numrit të futbollistëve në lidhje me çmimin e vendosur për çdo minutë aktivizimi. Është vendosur një koeficient që mund të ndryshojë nga viti në vit. Për sezoni që jemi, është 2 mijë lekë për minutë”, tha Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat