​Daja: Cluj rival i fortë, por nuk do jemi në grupe vetëm sa për të kaluar radhën

Futboll

​Daja: Cluj rival i fortë, por nuk do jemi në grupe vetëm sa për të kaluar radhën

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 19:23
Ilir Daja

Ballkani e nis nesër aventurën në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës dhe sfida e parë është kundër skuadrës romune, CFR Cluj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:45.

Para ndeshjes, në një konferencë për media kanë folur trajneri Ilir Daja dhe futbollisti Lumbardh Dellova.

Daja që në fillim bëri të ditur se kapiteni Edvin Kuç nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme.

Daja: Edvin Kuç nuk është në dispozicion për ndeshjen ndaj Cluj.

“Më duhet të deklarojë që nesër është mungesa e kapiteni, është një mungesë e rëndësishme për nëse sepse është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin. Jo vetëm që ka një grintë dhe mentalitet fituesi që e përcjellë edhe tek lojtarët tjerë duke qenë edhe në rolin e kapitenit të ekipit por që do mundohemi që me lojtarët që kemi në dispozicion ta bëjmë sa më pak të dukshme mungesën e Kuç pavarësisht se për ne është një lojtar shumë i rëndësishëm, ndërsa gjithë pjesa tjetër e kontingjentit është në dispozicion për të përballuar takimin e nesërm me Cluj.”, tha Daja:

Ai më tej shtoi se me skuadrën e tij synon që të dëshmoj se janë të barabratë me rivalët tjerë në grup dhe se skuadra nuk do të luajë lojë defanzive, por do ta kërkojë golin.

Daja: Do provojmë të tregojmë se jemi të barabartë me kundërshtarët

“Janë kundërshtarë të fortë, por besoj që do ta provojmë edhe ne pjesën tonë. Ndoshta me grupin që kemi në dispozicion të paktën një gjë e dimë mirë që nuk do të mbrohemi dhe ta parkojmë autobusin përpara sepse pavarësisht se e dimë edhe forcën e kundërshtarit do të mundohemi që të jemi të barabartë me kundërshtarin sepse në fund fare deri këtu kemi ardhur me rezultate dhe me punë dhe do vazhdojmë të provojmë se sa mundësi kemi për të përballuar edhe kundërshtarët e një niveli më të lartë siç janë kundërshtarët e grupeve.”, theksoi trajneri nga Shqipëria.

Ish-trajneri i Skënderbeut pranoi se Ballkani nuk është skuadër favoritë e geupit dhe se kalendari i ngjeshur i garave mund të ndikojë në performancën e lojtarëve në këto ndeshje kaq të rëndësishme.

Daja: Në grupe nuk do të luajmë vetëm sa për të kryer radhën

“Sigurisht që ne nuk jemi favorit, por që ne do të mundohemi që të përballojmë ndeshjen e nesërme sepse ne në këto dy-tre javë, në ndeshjen e nesërme dhe ndeshjen që kemi në Çeki pas një jave dhe më pas ekipi bëhet gati për shtatë ndeshje për gati dy javë e gjysëm, tre javë që do të thitë ngarkesë shumë e shtuar dhe duhet të luftojmë në të dy drejtimet sepse nuk do të shkojmë në grupe për të kaluar radhët... Do të shkojmë për të matur forcat me ekipe të forta siç janë ekipet që i kemi në grup.”, theksoi më tej Daja.

Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova u shpreh se tashmë lojtarët janë përgatitur mirë fizikisht dhe taktikisht dhe se nga ndeshja e nesërme presin rezultat pozitiv.

Dellova: Jemi gati dhe presim rezultat pozitiv

“Duke marrë parasysh edhe kundërshtarin i cili ka një traditë në këtë kompeticion jemi përgatitur maksimalisht grupi dhe besoj që do ta japim më të mirën në këtë lojë nesër kështu që presim ta japim më të mirën të gjithë. Të fokusohemi në ndeshje dhe shpresojmë në një rezultat pozitive...06:45..Jemi të mësuar tani nga emocionet nga këto gjëra kështu që nuk kemi ngarkesë emocinalisht mendoj dhe nuk do të jetë ndonjë problem i madh që të themi ‘ëoë’ diçka”, tha Dellova.

Përveç CFR Cluj, në këtë grup bëjnë pjesë edhe Sivaspori dhe Sllavia Praga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat