Ballkani vetëm për fitore kundër CFR Cluj, ja formacionet e mundshme

Futboll

Ballkani vetëm për fitore kundër CFR Cluj, ja formacionet e mundshme

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Kampioni i Kosovës, FC Ballkani, do të vazhdojë sot ëndrrën evropiane ku në stadiumin “Fadil Vokrri” do të përballet me skuadrën e CFR Clujit, e vlefshme kjo për xhiron e parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

Ky do të jetë hapi i parë në atë që të dy këto skuadra do të shpresojnë që të jetë një rrugëtim i gjatë në Ligën e Konferencës.

Ballkani e eliminoi skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkupin në raundin final të play-offit për të arritur fazën e grupeve.

Në anën tjetër, CFR Cluji e mposhti me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Mariborit në raundin final të kualifikimeve.

Ballkani aktualisht është në një formë të shkëlqyer, ku në gjashtë ndeshjet e fundit ka qenë në anën fituese në çdo rast. Suharekasit kanë shënuar shtatë gola gjatë kësaj periudhe, ndërsa kanë pranuar vetëm tri.

Krahas Ballkanit, CFR Cluji po kalon nëpër një formë të luhatshme pasi që ka regjistruar tre fitore, një barazim dhe dy humbje në gjashtë ndeshjet e fundit.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku te Ballkani mungon Rrustem Hoxha për shkak të lëndimit në gju, kurse te CFR Cluj mungon Gabriel Debeljuh.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Ballkani (4-2-3-1): Frasheri; Thaqi, Dellova, Jashanica, Thaci; Kuc, Emerllahu; Korenica, Gripshi, Rrahmani; Krasniqi

CFR Cluj (4-3-3): Scuffet; Yuri, Camora, Manea, Deac; Boateng, Burca, Petrila; Cvek, Yeboah, Jefte

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat