Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 12:02
Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 07.09.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së pestë të Albi Mall Superligës , xhiros së tretë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B si dhe xhiros së dytë të Superligës së Kadetëve, edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

V E N D I M E:

FC ”Ballkani”. Motivi: Tifo grupi ”Xhebrailat”, të vendosur në tribunën veriore kanӕ demoluar tri (3) ulëse, ndërkaq në tualetin e kësaj tribune kanë dëmtuar katër (4) mbajtëse të letrave, një mbajtëse të dyerve të hekurit dhe është dëmtuar xhami (dritarja). Sipas raporteve te zyrtareve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe përfaquesëve zyrtar të ekipeve. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i FC “ Ballkani”. Afati 09.09.2022 ora 13:00.

FC “Prishtina”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. 15 minuta para fillimit të ndeshjes tifozët vendas ”Plisat”, kalojnë rrethojat e tribunës jugore dhe përmes shtegut së atletikës, pa i penguar askush, vërsulen në anën veriore, në tribuna ku ishin tifozë mysafir ”Xhebrailat”, i sulmojnë fizikisht dhe si rezultat i kësaj përleshje tre (3) simpatizues të ekipit mysafir marrin lëndime trupore, njeri nga të cilët dyshohet të jetë lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë).

Tifo grupi ”Plisat”, në minuten e 8, ofendon në kor ekipin dhe tifozët mysafir, ndërkaq në minutat 13, 14 dhe 33 të njëjtit kanë ndezur mjete piroteknike tymuese dhe shurdhuese të fuqishme, me ç`rast kanë dëmtuar barin sintetik. Në minutën e 15, një tifoz ka kaluar rrethojën dhe nga ana lindore përmes fushës së lojës ka kaluar në tribunën përendimore të stadiumit. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri. I FC “ Prishtina”. Afati 09.09.2022 ora 13:00.

KF”Vushtrria”. Në min 60, nga tribuna lindore hudhen shishe dhe kanaçe në drejtim të lojtarit mysafir të cilit po i ofrohej ndihma mjekësore afër tribunës pas një dueli melojtarin kundërshtar, për çka loja ishte ndërprerë për tetë (8) minuta, derisa është
zbrazuar tribuna lindore. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimeve televizive  Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Vushtrria”. Afati 09.09.2022
ora 13:00.

KF ”Trepça”.Në protokolin zyrtar të ndeshjes nuk evidentohet prezenca e mjekut, e që është obligim i secilit klub. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes A&N – Trepça. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore
VËREJTJE E FUNDIT.

Lojtari i KF ”Drenica” me nr fanelle 23, Ermal Veliqi dhe nr ID.006133M01. Në min 86, gjatë një dueli në ajër godet me brryl në fytyrë lojtarin kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica-Ferizaj. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore;
Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Ndihmëstrajneri i KF ”A&N”, Valbon Latifi nr ID.020706M89. Në min 90+, pas një tollovie
të shkaktuar nga lojtarët, futet në fushën e lojës dhe fyen rëndë referin kryesor dhe e shtyn me duar të njëjtin, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes A&N – Trepça. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika
D të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK

Lojtari i KF ”A&N”, me nr fanelle 4, Vigan Rexhaj dhe nr ID.000172M93. Në min 90+, fyen rëndë lojtarët dhe bankinën e ekipit mysafir, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes A & N – Trepça. ). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas
radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF ”Istogu”, me nr fanelle 1, Egzon Lekaj dhe nr ID.004591M02. Në min 38-të, ndërhyn në mënyrë të pakontrolluar jashtë zonës së rreptësisë si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjesLiria-Istogu. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet
me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Drenica “ Elvis Geci, me nr fanelle 9 dhe nr ID 013244M07. Në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Kadetëve Drenica –Drita , min 50 ndëshkohet me karton të kuq (shkelmim ndaj lojtarit kundërshtar). Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës
organizuar nga FFK. Trajneri i KF “A&N “ Rafet Mullallari, me nr te ID 019518M83, Në ndeshjen e xhiros së dytë të
Superligës së Kadetëve Gjilani-A&N ,min 60 ndëshkohet me karton të kuq (protestim ndaj
vendimit te gjyqtarit), Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores
disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2(dy) ndeshje sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Vushtrria “ Rinor Zymeri me nr faneles 5 si dhe nr te ID 010138M05. Në
ndeshjen Gjilani – Vushtrria , në Superliën e Juniorëve në min 89-te të takimit (Lojë me dore e qëllimshme në 16m) dhe ndeshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ A&N” Zgjim Gashi me nr fanele 14 si dhe nr ID 010402M05. Në ndeshjen Flamurtari – A&N , në Superligën Juniorët në min 69 të takimit (godet lojtarin kundershtar ) dhe ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i
Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar
nga FFK.

Lojtari i KF “ Ulpiana” Erind Arifi me nr faneles 16 si dhe nr te ID 1174264259. Në ndeshjen Vjosa – Ulpiana , në Ligën e Parë Juniorët në min 88-te të takimit (Ndërhyrje ) dhe ndëshkohet me karton te kuq direkt. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i
Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës
organizuar nga FFK., njofton Komisioni disiplinor; shkalla e parë, Kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat