Humbja turpëruese ndaj Napolit, nuk përtypet nga mbrojtësi

Futboll

Humbja turpëruese ndaj Napolit, nuk përtypet nga mbrojtësi

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 13:05
Humbja turpëruese ndaj Napolit, nuk përtypet nga mbrojtësi

Endrju Robertson, mbrojtësi skocez i Liverpulit, nuk kërkon të fshihet pas humbjes me Napolin me rezultatin 4-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

“Kishim hapësira kilometrike. Nuk mund të vish në një vend si ky dhe të mos jesh kompakt. Ata ishin me kilometra skuadra më e mirë. Shumë herë patën hapësira dhe na shkaktuan probleme.

Nuk mund të kesh të tilla hapësira në një ndeshje të Ligës së Kampioneve.

Duhet të kthehemi te bazat dhe të tregohemi kompaktë. E meritojmë këtë rezultat. Dukej sikur ata kishin një lojtar më shumë. Ti duhet të jesh gati për të luftuar.

Ne nuk ishim mjaftueshëm pranë njëri-tjetrit. Duhet të zgjohemi shpejt, sepse nuk mund të luajmë kështu”, deklaroi i zhgënjyer anësori i majtë i Klopit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat