Futbolli i Kosovës bëhet me sigurim shëndetësor

Futboll

Futbolli i Kosovës bëhet me sigurim shëndetësor

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar sot përmes një komunikate zyrtare se ka arritur marrëveshje për sigurimin shëndetësor të futbollistëve.

FFK ka arritur të finalizoj projektin e sigurimit shëndetësor të futbollistëve ku për realizimin e këtij projekti të veçantë është arritur marrëveshja me kompaninë “Sigal Uniqa Group Austria”.

Përfitues nga ky projekt do të jenë Superligat e të dy konkurrencave, Ligat e Para po ashtu të dy konkurrencave si dhe Liga e dytë në konkurencën e meshkujve.

Polica e sigurimit me të cilën do të pajisen të gjithë futbollistët e kategorive të cekura më lartë, do të jetë e kënaqshme, pasi që do të mbulojë lëndimet e zakonshme të futbollistëve dhe njëherësh deri te ato më të kushtueshmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat