Mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 14:16
Mungon vetëm zyrtarizimi

Pas shkarkimit tronditës të Thomas Tuchel të mërkurën, blutë e Londrës zhvilluan bisedime me Graham Potter për pozicionin vakant. “The Sun” zbulon se 47-vjeçari ka pranuar të bëjë kalimin në Londrën Perëndimore.

Chelsea shpreson që Potter të mund të jetë në stol të shtunën, kur të përballet me rivalët e Fulham në “Craven Cottage”. Me Potter të vendosur për të nënshkruar kontratën e tij me Chelsea, ai është filmuar duke hyrë në terrenin stërvitor të Brighton për herë të fundit.

Pamjet e shpërndara nga “Sky Sports” tregojnë Potter duke udhëtuar drejt selisë së “pulëbardhave” të enjten në mëngjes. Krahas tij ishte edhe asistenti Billy Reid, i cili pritet ta ndjekë atë në kryeqytet. Potter anuloi konferencën e tij për shtyp në Brighton përpara ndeshjes kundër Bournemouth, të planifikuar për më vonë sot, në shenjë të një ndryshimi të afërt.

Detajet e kontratës me Potter dhe një paketë kompensimi prej të paktën 20 milionë stërlinash për Brighton tani do të finalizohen. Trajnerët e tjerë, përfshirë Zinedine Zidane, ishin në shqyrtim, por Potter shihej gjithmonë si zgjedhja e parë nga pronarët e rinj amerikanë të Chelsea.

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, e ka kritikuar vendimin e Chelsea për ta larguar Tuchel, teksa këmbënguli se kushdo që e ndjek gjermanin është “humbës”: “Graham Potter ka bërë një punë fantastike dhe do të ofertohet nga klube më të mëdha se Brighton. Por a do ta merrte ai përsipër këtë gjë? Ai ka një identitet të qartë, por pyetja është: a do të jetë në gjendje t’i përballojë lojtarët me përvojë?

Tuchel ishte trajneri i duhur. Ai është i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë. Ka qartësi se si dëshiron të luajë dhe unë nuk mund ta kuptoj këtë lëvizje. Shkarkimi i tij nuk ka kuptim për mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat