Thaçi para ndeshjes: Do të hymë në ndeshje për të fituar

Futboll

Thaçi para ndeshjes: Do të hymë në ndeshje për të fituar

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 18:21
Thaçi para ndeshjes

Kapiteni i sotëm i Ballkanit ka folur para ndeshjes kundër Cluj për Sport 1

E në këtë ndeshje, në mungesë të Edwin Kuç, kapiteni është Armend Thaçi i cili ka thënë se presioni tek ta është i vogël.

“Unë sot do ta mbaj përgjegjësin tek skuadra e jonë. Presioni tek ne është zero, pasi që ne jemi rritur dhe kemi ardhur deri këtu. Sigurisht ne do të luftojmë dhe do të hymë në ndeshje për të fituar”, ka thënë ish lojtari i Prishtinës, Armend Thaçi.

“E kemi sjell ekipin me lojën tonë dhe ne nuk bën të jemi të kënaqur me kaq dhe sigurisht që do luftojmë për të fituar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat