Pamjet/ Futbolli kthehet shumë vite mbrapa, anësori goditet me gotë në kokë gjatë takimit të Europa League

Futboll

Pamjet/ Futbolli kthehet shumë vite mbrapa, anësori goditet me gotë në kokë gjatë takimit të Europa League

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 23:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndeshja e Ligës së Europës mes Omonia dhe Sherif Tiraspol është ndërprerë për disa minuta në pjesën e dytë të saj pas një ngjarje dhune që pa si protagonistë tifozët qipriotë.

Sherif Tiraspol sapo kishte shënuar golin e dytë me penallti dhe tifozët filluan të hidhnin sende nga tribunat ndaj tyre meqë po festonin poshtë ultrasve vendas.

Një prej mbështetësve vendas shënjestroi gjyqtarin dhe e gjuajti nga tribuna me një gotë plastike të mbushur, duke e goditur në kokë.

Një situatë e rrezikshme e cila solli menjëherë ndërprerjen e sfidës nga gjyqtari slloven Obrenoviç, i cili çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes derisa u rivendos qetësia në tribuna dhe policia rrethoi sektorin problematik. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat