Shirita të zi dhe himni kombëtar

Futboll

Shirita të zi dhe himni kombëtar

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 16:24
Shirita të zi dhe himni kombëtar

Britania e Madhe është në Zi kombëtare duke qenë se ditën e enjte u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare, Mbretëresha Elizabeta II. Aktivitetet e të gjitha llojeve do të jenë të ndërprera në Britani për 10 ditët e ardhshme në nderim të Mbretëreshës ndërsa edhe pse Qeveria i la dorë të lirë Premier League për të vazhduar rregullisht kampionatin, sërish u mor vendimin që ndeshjet e kësaj javë të mos luheshin.

Një vendim që ka shkaktuar pakënaqësi te fansa të shumtë, ndërsa një tjetër siklet tashmë është edhe kalendari që në këtë sezon është mjaft i ngjeshur prej Botërorit. Kundër vendimit të Premier League për të shtyrë ndeshjet, janë edhe dy ish-futbollistët Peter Crouch dhe Gary Neville.

“E kuptoj se ka ngjarje më të mëdha se futbolli, por mendoni pak; Në ndeshjet e kësaj jave, lojtarët do të ishin me shirita të zinj, do të këndohej himni kombëtar nga të gjithë. A ka një mesazh më të madh se kaq”, tha Crouch.

Nga ana tjetër, Neville bie plotësisht dakord me mendimin e Crouch teksa ish-lojtari i Manchester United thekson se sporti mund të demonstrojë të gjithë respektin për Mbretëreshën".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat