Vushtrria dënohet me tri ndeshje pa shikues

Futboll

Vushtrria dënohet me tri ndeshje pa shikues

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 20:19
Vushtrria 

Vushtrria është dënuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për zhvillimet që kanë ndodhur gjatë ndeshjes me Fushë-Kosovën. Klubi që bartë emrin e qytetit do të detyrohet t`i zhvillojë tri ndeshje pa shikues. 

"KF”Vushtrria”. Në min 60, nga tribuna lindore hudhen shishe dhe kanaçe në drejtim të lojtarit mysafir të cilit po i ofrohej ndihma mjekësore afër tribunës pas një dueli me lojtarin kundërshtar, për çka loja ishte ndërprerë për tetë (8) minuta, derisa është zbrazuar tribuna lindore.

Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika C të Rregullorës disiplinore: Dënohet me (3) tri ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vetë pa praninë e shikuesve të organizuar nga FFK. ( Recidivist)", ka njoftuar FFK.

Ndeshja Vushtrria-Fushë-Kosova kishte mbaruar baraz 2-2..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat