Zhang nis procesin për shitjen e Interit për 1.2 miliard euro

Futboll

Zhang nis procesin për shitjen e Interit për 1.2 miliard euro

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 00:06
Zhang

Interi shumë shpejt nuk do të jetë më nën pronësinë e kinezëve. Mediat italiane kanë zbuluar oferta të njëpasnjëshme që kanë mbërritur në zyrat e klubi. Kinezët në këtë pikë duket se janë të bindur për të lëshuar klubin në duar të tjera dhe sigurisht për t’u larguar me fitime kolosale.

Sipas “Libero”, presidenti i zikaltërve, Stiven Zhang, ka kontaktuar fondi financiar të njohur amerikan “Goldman Sachs” për të filluar procesin e shitjes.

Hapi i parë është pikërisht ai i gjetjes së blerësve të besueshëm dhe fondi amerikan do të jetë ndërmjetësi për të siguruar kalimin e pronësisë dhe shumave të mëdha që kërkohen për të dorëzuar aksionet kontrolluese të Interit.

Të njëjtat burime sqarojnë se Zhang ka zyrtarizuar këtë fond që të kërkojë 1,2 miliard euro për shitjen e aksioneve të “Sunning” në klubin zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat