Van Der Sar i zhgënjyer nga Ten Hag

Futboll

Van Der Sar i zhgënjyer nga Ten Hag

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 11:41
Van Der Sar i zhgënjyer nga Ten Hag

Erik ten Hag u zhvendos këtë verë me detyrë në Manchester teksa mori përsipër të rikthejë United në nivel konkurrues. Në javët e para në krye të “Djajve të Kuq”, holandezi i ka ndryshuar “fytyrë” skuadrës e cila tashmë duket e sigurt në vazhdimësinë e saj përgjatë kampionatit dhe mund të pretendojë për një nga katër vendet e para.

Për të arritur në këtë pikë, edhe transferimet e lojtarëve në merkato ishin të shumta teksa ten Hag, zgjodhi me kujdes elementët e rinj ndërsa “rrëmbeu” edhe dy nga të besuarit e tij në kohën e Ajax, Lisandro Martinez dhe Antony.

Ndërkohë, shefi ekzekutiv i skuadrës së holandezëve, Edwin Van Der Sar, duket se ka mbetur i “zhgënjyer” nga ten Hag për lojtarët që i mori nga Ajax edhe pse e pranon se klubi arkëtoi shumë para.

“Këtu tek Ajax kemi fatin që zhvillojmë shumë lojtarë të rinj, por kemi edhe skaut të zotë duke marrë të rinj me shumë perspektivë. Por, në momentin kur ata duan të bëjnë hapin e radhës atëherë kalojnë në Gjermani, Angli apo Spanjë.

E dinim që duke humbur ten Hag, do të humbisnim një trajner të madh, por ai nuk po na ndihmon fare. Na mori dy talentët më të mëdhenj (Martinez, Antony), megjithatë fituam shumë para prej tyre. Ky është fati i Ajax”, u shpreh Van Der Sar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat