Napoli kërkon fitoren e radhës kundër Spezias, ja formacionet zyrtare

Futboll

Napoli kërkon fitoren e radhës kundër Spezias, ja formacionet zyrtare

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Një fitore tërheqëse 2:1 në “Stadio Olimpico” kundër Lazios në ndeshjen e fundit të Napolit në Serie A u pasua nga një paraqitje mahnitëse në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Për vetëm herën e dytë në histori, Napoli shënoi tre ose më shumë gola gjatë pjesës së parë të një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur gjigantin e Premier Ligës, Liverpoolin me rezultat të thellë 4:1.

Momentalisht, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në Serie A, Napoli zë vendin e dytë me 11 pikë, krahas Spezias që ka arkëtuar pesë pikë në pozitën e 14.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin maj të këtij viti, ku asokohe skuadra e Luciano Spallettit mposhti Spezian me rezultat 3:0 si mysafirë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Napolin nuk do të paraqiten Demme, Osimhen dhe Zedadka, kurse te Spezia mungojnë Amian, Ekdal, Ferrer, Maldini, Nguiamba dhe Verde.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë ndeshjen dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Napoli (4-3-3): Meret, Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Mario Rui; Anguissa, Ndombele, Elmas; Politano, Raspadori, Kvaratskhelia

Spezia (3-5-2): Dragowski; Ampadu, Kiwior, Nikolaou; Holm, Agudelo, Bourabia, Bastoni, Reca; Nzola, Gyasi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat