Kapiteni i Bashkimit: Ndeshje shumë me rëndësi, duhet të fitojmë

Futboll

Kapiteni i Bashkimit: Ndeshje shumë me rëndësi, duhet të fitojmë

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 15:12
Kapiteni i Bashkimit: Ndeshje shumë me rëndësi, duhet të fitojmë

KF Bashkimi nga Kumanova nesër (e diel) udhëton për në Kadino të Shkupit për të zhvlluar derbin e javës së dytë të Ligës së Tretë-Veri kundër ekipit me të njëjtin emër.

Kapiteni i Bashkimit të Kumanovës, Shengil Jashari, tha për Open-TV se pret një ndeshje shumë të luftuar, por që ai dhe bashkëlojtarët e tij do të luftojnë për fitoren e madhe.

“Nesër jemi mysafir të Kadinos. Për ne është ndeshje shumë me rëndësi, të cilën duhet ta fitojmë. Gjatë tërë javës jemi përgatitur për këtë sfidë dhe shpresojmë që të kthehemi me tre pikë”, deklaroi “Gyli” Jashari.

Ndeshja Kadino-Bashkimi fillon nga ora 10:00.

Në ndeshjen e parë Bashkimi deklasoi Ilindenin 4-0, kurse Kadino si mysafir barazoi me Bashkimin e Lubotenit 1-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat