Valencia pëson humbje

Futboll

Valencia pëson humbje

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 16:05
Valencia pëson humbje

Valencia pëson humbjen e tretë sezonale, teksa javën e 5-të është mposhtur me rezultatin 2-1 në transfertën ndaj Rayo Vallecanos. Skuadra e drejtuar nga italiani Gattuso ,vuajti jo pak në këtë transfertë dhe në fund doli pa pikë.

Rayo e nisi vrullshëm dhe gjeti golin e avantazhit me anë të Palazon në minutën e 5-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte mesfushori i huazuar nga Barcelona, Nico që shënoi një autogol, duke dyfishuar avantazhin e vendasve.

Gattuso provoi gjithçka për të ndryshuar fatin e sfidës dhe hodhi në fushë emra si Kluivert e Marcos Andre, megjithatë vetëm në minutën e tretë shtesë rihapi ndeshjen me Diakhaby, por goli shërbeu vetëm për statistikë pasi nuk kishte më kohë për të shmangur humbjen.

Titullar për Rayo Vallecanon ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ivan Balliu, i cili luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me një karton të verdhë, ndërsa skuadra e tij ndërpreu serinë prej dy humbjesh radhazi dhe u ngjit në kuotën e 7 pikëve, një më shumë se Valencia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat