Barcelona fiton takimin që i tërë stadiumi u fut në panik

Futboll

Barcelona fiton takimin që i tërë stadiumi u fut në panik

Nga: K. G. Më: 10 shtator 2022 Në ora: 20:18
Barcelona

Shtatë minuta pa përfunduar takimi mes Cadiz dhe Barcelonës, u ndërpre për 35 minuta, për arsye shumë të fortë, që futi stadiumin të tërin në panik. 

Tifozi në gjendje të rëndë. 

Ndeshje u ndërpre për shkak se një tifoz ka shfaqur probleme kardiake dhe është në gjendje të rëndë për jetën, të cilin e dërguan në ambulancë.
Kjo shqetësoi të gjithë, futbollistëve “preu këmbët”.

Barcelona merr kreun e tabelës por ka  një ndeshje më shumë se Real Madridi.  

Katalunasit shënuan fitore në udhëtim me rezultat 4:0 ndaj Cadiz-it, në takimin e javës së 5-të të kampionatit spanjoll. 

Barcelona deri me tash ka shënuar 4 fitore e 1 barazim, ndërsa Cadiz është në krizë të rezultateve, ka pesë humbje rresht. 

Futbollisti de Jong (44'), Lewandowski (65'), Fati (86') e Dembele (90+2'(, shënuan për fitoren e  Barcelonës, e cila kryeson me 13 pikë, një më shumë se Reali dhe Cadiz është në fund me 0 pikë.

Lewandowski kryeson listën e shënuesve me 6 gola, një më shumë se Aspas i Celta-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat