Mbrojtësi i Benfica-s në fokus të mërkurën

Futboll

Mbrojtësi i Benfica-s në fokus të mërkurën

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 12:54
Mbrojtësi i Benfica-s në fokus të mërkurën

Juventus e nisi me humbje edicionin e ri në Champions League, me “Zonjën e Vjetër” që u mund në Paris nga PSG me rezultatin 2-1.

Këtë mesjavë, Juventus pret në shtëpi Benfica-n, me portugezët të cilët triumfuan 2-0 në ndeshjen e parë në grupe ndaj Maccabi Haifa dhe pritet të jetë një sfidë interesante. Kjo, për faktin se nuk pritet vetëm zhvillime në fushën e lojës, por edhe në shkallët e “Allianz Stadium”.

Italianët do të kenë një vëmendje të veçantë për mbrojtësin Grimaldo. Lojtari shënoi në takimin e parë ndaj Maccabi dhe shihet si një objektiv primar nga Juventus, që mund të bëjë një sforco që në merkaton e janarit.

Ishi i Barcelonës, ka kontratë me “Shqiponjat” deri në qershorin e vitit 2023 dhe ende nuk ka rinovuar dhe kjo është në favorin e italianëve.

Portugezët po punojnë për rinovimin, por kërkesa e lojtarit, i cili kërkon 3.5 milionë euro në sezon plus dy milionë bonuse nënshkrimi konsiderohet e ekzagjeruar dhe në këto kushte, Juve kërkon të përfitojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat