Neymar, një gol për historinë

Futboll

Neymar, një gol për historinë

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 13:43
Neymar

Paris Saint-Germain fitoi 1-0 ndaj Brest-it falë penalltisë së pritur nga Donnarumma, por mbi të gjitha falë golit spektakolar të Neymar.

Braziliani kontrolloi një top të vështirë dhe me mjeshtërinë e tij goditi skuadrën rivale, duke shënuar një gol të bukur që i dhuroi një arritje të rëndësishme.

Siç raporton Vanguard, në fakt, falë golit ndaj Brest-it, Neymar është ngjitur në renditjen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të PSG-së. O’Ney ka kaluar Pauleta-n, duke arritur në 110 gola.

Përpara brazilianit, tani janë vetëm Ibrahimovic me 156, Mbappe me 180 dhe ende shumë larg Edinson Cavani, i pari me 200 gola.

Në rrjetet sociale sulmuesi ka publikuar një postim në Instagram me disa pamje të ndeshjes duke përfshirë shkrepjet që përjetësojnë golin e tij: kontroll me të djathtën, gjuajtje me të majtën.

E gjitha e shoqëruar me emoji-n e flakës që do të thotë se është “në zjarr”. Shifrat janë të gjitha në anën e tij, pasi tashmë ka arritur 8 gola në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat